Telegrafi

BQE paralajmëron për rritjen e normave

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë përgatitur një marrëveshje mbi Fondin e Sigurisë Financiare në eurozonë, por vendimi përfundimtar do të jepet në këtë fundjavë në takimin e udhëheqësve të Bashkimit Europian.

Udhëheqësit duhet të negociojnë kushtet e normës së interesit të marrëveshjes 85 miliardë euro të ndihmës për Irlandën, si dhe të rrisin fondin e sigurisë europiane. /Telegrafi/