Telegrafi

BQE paralajmëron për rritje të inflacionit

Bordi drejtues i bankës është i përgatitur për të vepruar me vendosmëri në kohën e duhur për të garantuar që trendi rritës të mos materializohet në tremat afatmesëm.

Raporti pason deklaratën në javën e kaluar të presidentit Jean-Claude Trichet që bëri të ditur se banka mund të rrisë normën bazë të interesit përpara rezervës federale amerikane dhe mundësisht në ditët e para të muajit prill.

Deklarata e javës së kaluar shokoi tregjet duke nxjerrë të gabuar të gjithë analistët dhe ekonomistët që parashikuan rritje të normës së interesit jo më herët se gjysma e dytë e këtij viti.

Por ndërkohë raporti nuk pati efekte në tregjet monetare përgjatë ditës së sotme. Shumica e analistëve thonë se edhe vetë dita kur do të zyrtarizohet rritja nuk do të japë efekte për shkak se tregjet tashmë e kanë përfshirë në kosto rritjen e normës bazë të interesit përtej nivelit 1 për qind të vendosur që në vitin 2009. /Telegrafi/