Telegrafi

BQE: Kriza ende nuk ka kaluar

Guvernator i Bankës Qendrore Qipriote, Atanasios Orfanidhis, tha se arritëm të evitojmë një katastrofë si ajo e viteve 30 ta, por akoma nuk e kemi tejkaluar krizën.

Qëndrim të ngjashëm paraqiti edhe, Gonzales-Paramo, i cili tha se shumë banka do të mund të bëheshin të varfra nga paratë e lira që jep BQE-ja për mbështetje të tregjeve financiare.

"Ekziston rreziku që ndihma për mbështetje të tregjeve financiare gradualisht të shndërrohet në varësi të përhershme të bankave nga financimi nga BQE-ja. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve mundet të shtojë rrezikun duke përfshirë edhe vetë BQE-në", tha Gonzales-Paramo.

Sipas tij, nëse teprica e likuiditetit nuk fillon të tërhiqet në mënyrë efektive nga tregu në momentin e duhur, atëherë ajo mund të shkaktojë rritje të inflacionit. /Telegrafi/