Telegrafi

BQE: Kriza dëmtoi industrinë financuare

 Në raportin vjetor të bankës, për këtë çështje, citohen si problemet primare të eurozonës, borxhi sovran në ekonomitë e periferisë, tregjet monetare dhe sektori bankar. "Përkeqësimi i situatës fiskale në vitin 2010 në disa vende të eurozonës vendosi sfida serioze përpara procesit të integrimit financiar. Tregjet më të prekura nga kjo situatë ishin tregu i parave dhe tregu i bonove sovrane," thuhet në raportin e BQE-së.

Në këtë raport theksohet se zgjerimi aktual i hendekut me ndez reagimin e tregjeve duke vendosur në rrezik integrimin e tregut të bonove në eurozonë. Raporti thotë gjithashtu se në zhbërjen e të gjithë procesit integrues kanë ndikuar edhe ndërhyrjet qeveritare në kulmin e krizës për të shpëtuar sistemet kombëtare bankare.

Në raport banka kritikon qasjen europiane kundrejt krizës financiare duke këshilluar më shumë bashkëpunim në veprimet ndaj krizave në të ardhmen. /Telegrafi/