Telegrafi

BQE-ja nuk i ndryshoi, Britania zvogëloi kamatën në 1 për qind

ECB-ja nuk i ndryshoi kamatat edhe përkundër shenjave për ngadalësim të përnjëhershëm të aktiviteteve në ekonominë më të madhe evropiane dhe rrëshqitjen e shkallës së inflacionit në eurozonën edhe më thellë në krahasim me "afër, por nën dy për qind", që është qëllimi i Bankës. Muajin e kaluar BEQ i zvogëloi kamatat për gjysmë për qind.

BoE nga Londra lajmëroi se për të pestin muaj me radhë i zvogëlon shkallët kamatore edhe atë për gjithsej katër pikë procentuale, meqë ekonomia britanike është fuqimisht e goditur nga kriza 18-mujore globale kreditore.

Zvogëlime të ashpra të kamatave kanë bërë edhe banka qendrore amerikane Fed duke i zvogëluar në nivel rekord prej 0,25 për qind, përderisa në Japoni arrijnë vetëm 0,1 për qind.