Bashkimi Evropian duhet të vendosë urgjentisht për një paketë masash fiskale për të ndihmuar bllokun të kalojë krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Kështu ka deklaruar Fabio Panetta, anëtar bordi i Bankës Qendrore Evropiane.
“Është jashtëzakonisht urgjente dhe duhet që paketa të vendoset në zbatim sa më shpejt që të jetë e mundur, jo më vonë se fillimi i vitit 2021. Sa më gjatë të presim, më e kushtueshme do të jetë ndërhyrja”, tha Panetta, përcjell Telegrafi.
BE-ja propozoi një paketë prej 750 miliardë euro muajin e kaluar, përfshirë edhe 500 miliardë në formën e granteve, por rezistenca nga një grusht shtetesh konservatorë ka kërcënuar se do të vonojë marrëveshjen.
Gjatë këtij muaji nuk pritet asnjë pakt mes vendeve anëtare të unionit. /Telegrafi/