int(1) BQE i jep këstin e ri Greqisë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

BQE i jep këstin e ri Greqisë

Bankat greke morën një tjetër sasi keshi sot nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), në prag të një votimi të rëndësishëm në Parlament mbi rregullat për trajtimin e bankave të falimentuara dhe përshpejtimin e procesit ligjor të ndihmave.

Këto janë dy kushte të vendosura nga Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të hapur negociatat me Greqinë.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras u takua sot me bankierët e vendit ndërkohë që ligjvënësit po debatojnë mbi një paketë të dytë reformash juridike dhe bankare, të domosdoshme për të siguruar ndihma financiare nga Evropa.

Bankat greke u rihapën të hënën për herë të parë pas tre javësh, por kontrollet mbi kapitalet mbeten në fuqi.

Gjatë takimit me bankierët në zyrën e tij në Athinë, Tsipras theksoi nevojën për një sistem bankar të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version