Site icon Telegrafi

BQE gati të ndërhyjë për inflacionin

Banka Qendrore Europiane (BQE) është e gatshme të ndërhyjë menjëherë për të nxitur inflacionin anemik në zonën e monedhës së përbashkët europiane, deklaroi kreu i këtij institucioni, Mario Draghi.

Mjetet për të arritur diçka të tillë sipas Draghit janë; zgjerimi i programit të blerjes së titujve si dhe ulja e normave të interesit. Stimujt e rinj priten gjatë mbledhjes së Dhjetorit. Eurozona është ende shumë larg përmbushjes së objektivave të inflacionit, pranë 2%, dhe Banka Qendrore Europiane vlerëson se është emergjente ndërhyrja me stimuj shtesë.

“Nëse ne vendosim se trajektorja e politikave tona të derimëtanishme nuk është e mjaftueshme për të realizuar objektivin, atëherë ne duhet të ndërhyjmë për të rritur inflacionin sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Mario Draghi”.

Deklaratat e Draghit u bënë në prani të kritikëve më të ashpër të politikave të ndjekur prej tij, kreut të Bundesbank, Jens Wedimann, dhe kreut të financave gjermane Wolfgang Schaeuble. Ndër të tjera, Draghi u shpreh se programi i lehtësimit sasior ka pasur ndikim pozitiv në uljen e kostove të huamarrjes për sipërmarrjen në Eurozonë. Normat e interesit pritet të zbresin në territor negativ për ta bërë edhe më efikas lehtësimin sasior në shkallë të gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version