Ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 8 deri në 12 për qind në vitin 2020 për shkak të Coronavirusit,
Kështu tha presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, gjatë një aktiviteti për rininë në Parlamentin Evropian.
Ajo tha se skenari “i butë” i bankës, i cili vlerësoi një rritje negative prej 5 për qind, ishte “tashmë një skenar i vjetërsuar”.
Lagarde shtoi se ajo nuk ishte shumë e shqetësuar për rritjen e niveleve të borxhit, duke thënë se nuk do të kishte një krizë të re në euro.
Ajo theksoi rëndësinë e likuiditetit dhe tha se çfarë borxhi është shpenzuar është ajo që do të jetë e rëndësishme.
“Misioni i bankës është që para së gjithash të jetë kujdestari i këtij aktivi fenomenal që ne kemi të përbashkët, euron, monedhën tonë. Misioni i anëtarëve tanë themelues ishte stabiliteti i çmimeve, ky është edhe misioni ynë kryesor”, tha ajo. /Telegrafi/