Site icon Telegrafi

BQE: Ekonomia e Eurozonës po rimëkëmbet

The headquarters of the European Central Bank (ECB) are pictured in Frankfurt, Germany, September 8, 2016. REUTERS/Ralph Orlowski/File Photo

Banka Qendrore Europiane (BEQ) ka publikuar buletinin e fundit mujor, ku thekson se, ekonomia e Eurozonës do të vazhdojë të zgjerohet me një hap të moderuar dhe të qëndrueshëm, por se ky projeksion nga ana tjetër është nën kërcënim nga faktorë të tjerë.

Rritja e dobët e ekonomisë globale si dhe pasiguria politike janë dy prej rreziqeve kryesore për ekonominë e rajonit të monedhës së përbashkët, nënvizon Banka Qendrore Europiane.

Projeksionet e fundit janë në linjë me qëndrimin e institucionit në fund të muajit Tetor kur edhe u mblodh bordi për të vendosur kursin e politikave monetare. Banka thekson se, konsumi privat dhe punësimi do të vazhdojnë rritjen ndërkohë që pret që investimet në sektorin privat të zgjerojnë rritjen edhe në tremujorin e katërt të vitit.

Ndër të tjera, institucioni me bazë në Frankfurt shton se, tregtia globale vazhdon të mbetet e dobët, por se nga ana tjetër më e keqja mund të ketë kaluar.

Gjatë javës, për bankën kanë ardhur dy lajme të mira nga ekonomia e Eurozonës.

Ditën e Hënë të dhënat e Eurostat konfirmuan një normë inflacioni në rimëkëmbje, ndërkohë që në mesjavë disa anketa flisnin për performancën më të mirë në tre vite të sektorit industrial. /Telegrafi/

Exit mobile version