Shkalla e rritjes e Bruto prodhimit vendor për vitin 2016 paraqet 2,9 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave. Sipas të dhënave të publikuara bruto-prodhimi vendor në vitin 2016 paraqet 598.8881 milionë denarë dhe në krahasim me vitin 2015 është rritur nominalisht për 7,1 për qind.
Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar në strukturën e BPV-së në vitin 2016 kanë sektorët: Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, Transport dhe deponim, Objekte për vendosje dhe veprimtari servisuese me ushqim 18,7 për qind. Konsumi final në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015, nominalisht rritet për 2,6 për qind, ndërsa në strukturën e BPV-së merr pjesë me 82,1 për qind.
Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe të shërbimeve në strukturën e BPV-së në vitin 2016 paraqet 50 për qind. Rritja nominale e vlerës së investimeve në mjete themelore në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015, paraqet 7,7 për qind. Në strukturën teknike të investimeve në mjete themelore, punët ndërtimroe marrin pjesë me 62,7 për qind, makinat dher pajisja me 30,1 për qind, ndërsa investimet e tjera me 7,2 për qind.