Bruto Produkti Vendor (BPV) për tremujorin e tretë 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante, ka shënuar ngritje 4.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),
është te furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave 28.89%, aktivitetet financiare dhe të sigurimit 25.6%, ndërtimtaria (9.6%), transporti dhe magazinimi 7.48% etj.
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e administrimit publik 1.68%.
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 29.39%, formimin e bruto kapitalit 8.83% dhe importin e mallrave dhe shërbimeve 6.72%.
Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jo përfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake me 7.65%, shpenzimet e konsumit final të qeverisë 1.35%.