Site icon Telegrafi

BPV-ja për kokë banori në vitin 2016 ishte 3.386 euro

Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2016 ka shënuar rritje për 4.06 për qind në krahasim me vitin 2015, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas një komunikate për media të kësaj agjencie, BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2016 ishte 6,070.1 milionë euro, ndërsa BPV për kokë banori për 2016 ishte 3.386 euro.

Rritje reale për vitin 2016 kishte në ndërtimtari 4.47 për qind, aktivitetet financiare dhe sigurimit 4.39 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 4.38 për qind, transporti dhe magazinimi 4.30 për qind, furnizimi me energji elektrike, me gaz 4.12 për qind, bujqësia, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi 3.08 për qind etj.

Ndërsa rënie shënuan furnizimi me ujë -7.59 për qind dhe industria nxjerrëse -3.55 për qind.

Rritje reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2016 kishte shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH 21.9 për qind, ndryshimet në inventar 10.5 për qind, importi i mallrave (FOB) 8.6 për qind, formimi i bruto kapitalit fiks 7.3 për qind, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake 6.6 për qind dhe eksporti i shërbimeve 4.7 për qind.

Ndërsa rënie shënuan shpenzimet e konsumit final të Qeverisë -6.3 për qind, eksporti i mallrave -4.5 për qind dhe importi i shërbimeve -4.3 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version