Telegrafi

BPV-ja në Mal të Zi më 2008-ën ka arritur 3,33 miliardë euro

Këtë e publikoi ministri malazez i Financave, Igor Lukshiq, duke bërë të ditur se borxhi publik arrin 26,8 për qind të BPV-së, përderisa papunësia 10,8 për qind.

Konsumi i përgjithshëm publik, duke përfshirë edhe fondet shtetërore dhe buxhetit të kapitalit, arrin 46,6 për qind të BPV-së, gjegjësisht 1,55 miliardë euro, theksoi Lukshiqi.

Mali i Zi, sipas llogaritjes përfundimtare për vitin 2008, ka arritur suficit buxhetor prej 15,1 milionë eurosh.