Pas ngecjes së aktiviteteve ekonimike në tre mujorin e parë, treguesët për tremujorin e dytë tregojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike, ka vlerësuar Komiteti për politikë monetare operative e Bankës Popullore të RM-së në seancën e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky konstatim, kumton BPRM, bazohet nga rritja e prodhimeve industriale. Në bazë të rrugës së projektuar deri në fund të vitit, arritjet e ulëta në tremujorin e parë krijojnë rënie dhe rrezik për projeksionin e BPV nga 2.5% për gjithë vitin 2017.
Komiteti për politikë operuese monetare, në seancë vlerësoi se, kushtet e tanishme ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese, tregojnë atë se deri tani gjendja monetare është e përshtatshme.
BPRM tregon se edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjek të gjithë treguesit ekonomik dhe ndodhitë në ekonominë vendore, me çka, siç kumtohet, ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të jenë kushtimisht nga lëvizja e ekonomisë vendore dhe sektorit të jashtëm. /Telegrafi/