Banka popullore e Republikës së Maqedonisë ka reaguar ndaj thirrjes së FXLider për ngjarjen dyditore ‘Ngjarja FXLider’ qëllimi i të cilës është siç thuhet “…njoftimi dhe edukimi i opinionit publik për këtë mënyrë alternative të përfitimit“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
BPRM ia bën me dije opinionit publik se në pajtim me Nenin 14 të Ligjit për punë devizore, vetëm bankat e autorizuara, Fondi për sigurim të depozitave, shoqëritë e sigurimit, fondet e pensioneve dhe fondet investuese, kanë të drejtë të bëjnë regjistrim, të bëjnë pagesa dhe të tregtojnë me letra me vlerë jashtë vendit. Qytetarët dhe personat tjerë juridik nuk kanë të drejtë të tregtojnë me letra me vlerë jashtë vendit, përpos përmes EJl link të bursës së Zagrebit dhe Sofjes të letrave me vlerë. Njëkohësisht, tregtimi të cilin e ofron FXLider kërkon nivel të lartë të ekspertizës dhe është e rrezikshme për vetë pjesëmarrësit e autorizuar profesional në tregjet ndërkombëtare, si dhe shumë më tepër për publikun e gjerë, thuhet në reagimi e BPRM./Telegrafi/