Site icon Telegrafi

BPRM përgënjeshtron përfshirjen në formimin e çmimit për pagesat rrugore në Maqedoni

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë kumtoi përgënjeshtrimin në lidhje me deklaratën e drejtorit të NP Rrugët e Maqedonisë, Zoran Kitanov të dhënë më 11 janar 2018 si përgjigje për pyetjen e gazetarëve për mënyrën e krijimit të çmimit e pagesave rrugore për udhëtarët vendas dhe të huaj në veçanti.

Lexo po ashtu Kitanov: Çmimi më i lartë i pagesave rrugore për të huajt nuk është keqpërdorim

“BPRM në pajtim me autorizimet e saja ligjore në sferën e qarkullimit pagesor në asnjë segment nuk është e përfshirë në punën e NP Rrugët e Maqedonisë, e as në mënyrën e krijimit të çmimeve për pagesën rrugore. BPRM nuk ka asnjë lidhje pune me këtë ndërmarrje publike dhe deklarata e dhënë se kur bëhet fjalë për monedha, Banka Popullore mban 25-30% të shumës është shumë konfuze. Rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për provizion që mban BPRM nga kjo ndërmarrje publike”, thuhet në kumtesën e BPRM-së./Telegrafi/

Exit mobile version