Telegrafi

BPRM: Nuk ka arsye të hapen debate për devalvimin eventual të denarit

Banka Popullore e Maqedonisë (BPRM) përmes një komunikate thekson se mbetet në qëndrimin për optimalitet të regjimit ekzistues të kursit të denarit dhe konsideron se nuk ekzistojnë arsye që të hapen debate për devalvim eventual të denarit.

Nga BPRM thonë se si institucion kompetent për konceptim dhe zbatim të politikës monetare, fuqimisht mbeten në qëndrimin rreth optimalitetit të regjimit ekzistues të kursit të denarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Peter: Humbje të miliarda eurove dhe mundësi të destabilizimit të denarit nëse nuk anëtarësohemi në BE

“Stabiliteti i valutës vendore është jashtëzakonisht spirancë për ruajtjen e stabilitetit të çmimit dhe financiar. Nuk ekzistojnë arsye, as ndërkaq çfarëdo qoftë nevojë të hapen debate për devalvim eventual të denarit. Në ekonomi nuk ekzistojnë disbalanca të cilat do të mund të krijojnë presion mbi valutën vendore, as megjithatë ka indikacione për devijimin e kursit nga niveli i tij optimal. Me rëndësi të madhe është ajo që sivjet pozicioni ekstern i ekonomisë jashtëzakonisht është i volitshëm dhe i fortë, ndërsa Banka Popullore intervenon me blerje neto të lartë të devizave, që në mënyrë shtesë i përforcon rezervat devizore të cilat në bazë të vazhduar po mbahen në nivel të lartë dhe krijon hapësirë të reagohet në presione eventuale dhe të ruhet kapaciteti i fortë për ruajtjen e stabilitetit të valutës vendore”, thonë nga BPRM.

Ata shtojnë se konteksti rrjedhës në shtet aspak nuk duhet të ndërlidhet me stabilitetin e valutës vendore, as në sistemin bankar vendor./Telegrafi/