Telegrafi

BPRM: Masa makroekonomike për denar stabil përshkak krizës politike (Video)

Nëse kriza politike vazhdon, në vend se 3,5, rritja ekonomike do të jetë 1,6% – thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë. Sipas skenarit alternativ të bankës, parashikohet edhe rritje e mosbesimit tek qytetarët dhe investitorët, tërheqje të depozitave, ulje të konsumit privat dhe zvogëlim të investimeve të huaja.

“Në kushte të këtilla, gjendja e llogarive financiare do të përkeqësohet, për shkak se do ulet vëllimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Huamarrja neto nga qeveria dhe sektori privat, gjithashtu do të ulet”, u shpreh Dimitar Bogov, Guvernator i BPRM.

Banka Popullore mori vendim ta shtrëngojë politikën monetare, duke e rritur shkallën e kamatës për bonot e thesareve, prej 3.25 në 4%. Ky vendim u arsyetua për shkak të rritjes së kërkesës për deviza dhe për shkak të tërheqjes së depozitave. Blerja masive e devizave është ulur, shpjegon Bogov dhe thotë se Banka Popullore bën çmos për ruajtjen e stabilitetit të denarit.

“Në periudhën e ardhshme, Banka Popullore, edhe nëse gjendja stabilizohet më shpejt, do të vazhdojë me denarizimin e denarit. Tani paratë nuk nxirren jashtë. Qytetarët ato i mbajnë nëpër kasaforta dhe nën jastëk, që do të thotë se së shpejti, ato përsëri mund të jenë pjesë e trendeve ekonomikë të vendit”, shtoi Bogov, njofton Tv21.

Në pyetjen se a do të rriten kamatat e krediteve, Bogov tha se kjo varet nga politika e bankave. Në fund, ai tha se nuk ka rrezik për paraqitjen të deflacionit./Telegrafi/