Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë lëshoi në qarkullim monedhat për qëllime koleksionuese “Viti i gjelit gjel me ëngjëll” dhe “Viti i gjelit erëtregues me gjel”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto monedha janë përpunuar nga argjëndi Ag 925, me peshë të argjëndit prej 28,28 g, pastërti të argjëndit 26,16 g dhe në formë qarkore me dimensione 38,61 mm.
Çmimi i monedhave “Viti i gjelit gjel me ëngjëll” dhe “Viti i gjelit erëtregues me gjel” është 3.500,00 denarë. Monedhat për qëllime koleksionuese janë lëshuar në qarkullim nga Banka Popullore me mjete ligjore për pagesë në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/