Telegrafi

BPRM: Kartmonedhat prej 10 dhe 50 denarë do të jenë plastike

Banka Popoullore e Maqedonisë ka filluar me prodhimin e parave të para plastike në Maqedoni. BPRM tashmë e ka publikuar blerjen publike që kushton 2 milionë euro për bashkëpunim të parave letër, të përpunuara nga polimeri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse shkon sipas planifikimit, paratë e reja plastike deri në fund të vitit, do të lëshohen në lëvizje. Testet kanë treguar se paratë e këtilla deformohen në 120 gradë Celsiuz. Kjo do të thotë se ato nuk dëmtohen nëse harrohen në lavatriçe, sidomos edhe më vështirë për falsifikim, thonë nga BPRM.

Në vitin 2016 paratë plastike prej 5 funtave shfrytëzohen në Britaninë e Madhe, në Kanadë shfrytëzohen gati dy ekada. /Telegrafi/