Me datën 8 shtator 2022 në Prishtinë, organizohet edicioni i parë i BPO Summit 2022 e cila është njëkohësisht ndër konferencat më të mëdha të sektorit Business Process Outsourcing në Evropën Juglindore.
Ky është edicioni i parë i organizuar nga Oda Ekonomike Zvicrano-Kosovare i cili mbledh ekspertë vendor dhe ndërkombëtar të cilët ndajnë përvojat e tyre si folës në panelët me tema të ndryshme brenda konferencës siç është inteligjenca artificiale, siguria e informatave dhe GDPR, marketingu digjital, zhvillimi I shkathtësive, pronësia intelektuale dhe storiet e suksesit të ndërmarrësve të sektorit.
Duke marrë parasysh trendin e punësimit i cili po ndryshon me ritëm të shpejtë viteve të fundit, profesioni i këshilltarit për Kujdesin ndaj Klientit është ndër të parat në listën e profesioneve më të kërkuara në Republikën e Kosovës dhe rajonin e Evropës Juglindore.
Organizatori i BPO Summit, Vigan Disha theksojë se ky samit do të jetë një ngjarje e cila do të shpalos rëndësinë që sektori BPO ka për zhvillimin ekonomik të Republikë së Kosovës si sector strategjik i cili vendos në pah përparësinë krahasuese që ka Kosova ndaj shteteve evropiane dhe vendeve në rajon. Si dhe do edukoj rininë lidhur me trendet e fundit që po ndodhin në bote sa i përket fushës së kontraktimit të proceseve të biznesit.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë emra të njohur kombëtar dhe ndërkombëtar të fushës së outsourcing, marketingut dixhital, ICT-së për të ndarë përvojat e tyre përkatëse.