Telegrafi

BPB po e rimerr veten dhe po zgjerohet

“Në shtatë vjetorin e BpB-së i kemi kushtuar rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës dhe zgjerimit të rrjetit të njësive, në mënyrë që tu mundësojmë klientëve që më shpejte dhe me sukses ti kryejnë obligimet dhe nevojat për bankë të suksesshme komerciale. Jemi duke u punuar në hapjen e dy njësive të reja të Bankës”, thuhet në komunikatën për media të kësaj banke.

Sipas saj punët janë duke u kryer në njësitë ne Mitrovicë, Kamenicë, Lipjan, Shtime, Kaçanik dhe Pejë, ndërsa shume shpejtë do të fillojnë edhe punimet në Podujevë.

BPB ka kapital aksionar prej 7, 5 milion euro kapital aksionar dhe ofron shërbime në 40 degë e nëndegë në tërë territorin e Kosovës.

Kjo banka tash ka filluar edhe ofrimin edhe të dy produkte të reja, pagesat me internet e- banking dhe kursimet për fëmijë dhe në të njëjtën kohë është duke u rritur edhe numri i ATM-ve.

Banka u rrezikua deri në prag të falimentimit nga ish menaxhmenti dhe bordi por pas ndërhyrjeve të Bankës Qendore u arrit të shpëtohet. Banka Qendrore ndryshoi komplet aksionarët dhe menaxhmentin dhe detyroi investitorët e rij të rrisin kapitalin fillestarë. /Telegrafi/