Telegrafi

BpB me zhvillime pozitive

Në konferencën për media të organizuar në vigjilje të tete vjetorit të themelimit të Bankës, drejtori Hasani theksoi se për këto vite BpB ka shënuar rezultate inkurajuese, ne rend duke i falënderuar kuadrit profesional dhe klientëve.

”Në vitin e kaluar BpB është shpallur banka më e mirë në Evropën Juglindore ne lëmine e kthimit te aseteve dhe Banka më e mirë në Kosove për vlerësimet ne kthime për asete dhe në kthimin për kapital ne Kosove”, tha drejtori Hasani.

Aktualisht BpB-ja ka mbi 8.8 milion € kapital aksionar, operon në tërë territorin e Kosovës me 39 njësi prej te cilave 7 janë degë, 27 nëndegë dhe 5 pika doganore. Ka të punësuar 294 punëtorë. 

“Ne ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare dhe si rezultat Banka Për Biznes ka mbi 112.000 klientë ndërsa vetëm gjate këtij tremujori ka edhe 3000 klientë te ri”.

Banka deri me tash ka ndarë mbi 30 mije kredi dhe norma e kredive te cilat nuk janë kthyer është nen 1 për qind. /telegrafi/