Telegrafi

BP vazhdon përpjekjet për mbylljen e vrimës së naftës në det

Pastaj ajo duhet të përforcohet me çimento. Shefi i koncernit BP Tony Hayward tha se shancet që operacioni të ketë sukses janë mes 60 e 70 për qind.

Ai e pranoi se në rast të dështimit vrima e shpimit mund të rritet edhe më shumë. Nga kjo vrimë qe pesë javë derdhet naftë në det.

Ekspertët përllogarisin se deri tani në det janë derdhur rreth 26 milionë litra naftë.

Presidenti amerikan Barack Obama shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar në Gjirin e Meksikës:"Askush nuk është më i zemëruar se unë, sepse në fund të fundit, ashtu si çdo president, kur kjo ndodh gjatë mandatit tënd, atëherë çdo ditë mendon se si të zgjidhësh atë çështje", tha Obama.