Site icon Telegrafi

BP njofton humbje rekord në miliarda

British Petroleum zbuloi humbjen më të madhe për tremujorin në historinë britanike të korporatave.

Kompania ka vënë mënjanë 32 miliardë dollarë për të mbuluar koston e pastrimit të Gjirit të Meksikës, gjë që i shkaktoi kompanisë një humbje prej 17 miliard dollarësh për periudhën prill-qershor.

BP konfirmoi gjithashtu edhe se shefi i saj ekzekutiv, Tony Hayward, do të largohet. Lajmi për largimin e pritshëm të Hayward nga BP-ja, bëri që vlerat e aksioneve të kompanisë të rriten me gati 5 për qind deri në mbyllje të bursës ditën e hënë.

Ai do të zëvendësohet në tetor nga Bob Dudley, që është aktualisht drejtor menaxherial i kompanisë. Dudley është shtetas amerikan dhe ka më shumë se 30 vjet eksperiencë. /bbc/telegrafi/
 

Exit mobile version