Telegrafi

BP kishte dijeni për problemet

Në raport thuhet se testimet e kryera në platformë disa javë para ndodhjes së incidentit, ku gjetën vdekjen 11 persona, arritën në përfundimin se cilësia e çimentos që siguronte pusin e naftës nuk ishte në standardet e kërkuara.

Rezultati i testimit iu dorëzua kompanisë BP më 8 mars, një muaj para katastrofës dhe megjithatë kompania nuk ndërmori asnjë masë për ta parandaluar atë. /Telegrafi/