Telegrafi

BP-ja do të shpojë një pus tjetër

Komandanti i rojës bregdetare amerikane, admirali Thad Allen ka deklaruar se nuk do të kryhen gërmime derisa të sigurohet që parametrat e sigurisë janë plotësuar.

Shkencëtarët kanë analizuar testet për të parë nëse balta dhe çimentoja e vendosur mbi pus e ka “vrarë” derdhjen e naftës. Kur ata do të vendosin që të gërmohet sërish do të duhen 96 orë për ekuipazhin që të rifillojë procesin.

“Pusi shtesë do të përfundojë. Ne do ta “vrasim” pusin”, ka deklaruar javën e kaluar admirali Allen, në kuadër të operacionit “static kill”, që mbylli pusin nga i cili rridhte nafta. /Telegrafi/