Site icon Telegrafi

BP bën një porosi për stacionet e karikimit të veturave elektrike nga kompania amerikane Tritium

BP Pulse, dega e veturave elektrike të konglomeratit të naftës dhe gazit BP, e bëri një porosi të re për karikuesit e shpejtë DC nga Tritium, prodhues i pjesëve të furnizimit me energji elektrike të veturave elektrike Tritium. Kompanitë nuk bënë të ditur numrin e karikuesve në porosinë e re, por Tritium e quan atë “porosinë më të madhe të bërë ndonjëherë nga një klient i vetëm”.

Ky transaksion do të thotë se së shpejti do të ketë edhe më shumë karikues në dispozicion teksa kalimi në vetura elektrike rritet edhe më tutje dhe afatet kohore të mandatuara nga qeveria për eliminimin e veturave me motor me djegie afrohet edhe më shumë.

“Ne mezi presim t’i vëmë në punë këta karikues në tre kontinente të ndryshme”, deklaron drejtori ekzekutiv i BP Pulse Richard Bartlett në një deklaratë për shtyp. BP Pulse aktualisht operon me rreth 60 lokacione karikimi në Mbretërinë e Bashkuar, kjo duke u bazuar në hartën e saj në internet dhe po punon për t’u zgjeruar në Australi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

BP Dhe Tritium kanë nënshkruar një kontratë shumëvjeçare në muajin prill të vitit të kaluar me synimin për të rritur rrjetin e flotës së BP Pulse dhe stacionet e karikimit të shpejtë të qasshëm nga publiku.

Tritium së fundmi ka bashkëpunuar me DC-America në tetorin e kaluar për të ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti mbarëkombëtar të karimit të shpejtë. Kompania me bazë në Amerikë gjithashtu shet karikues edhe tek klientë të tjerë, si për shembull tek firma britanike Osprey.

Kompania amerikane karikuesit e saj DC me kapacitet prej 50 dhe 150kWh, i prodhon në masë të madhe në fabrikën e saj në Lebanon të Tennessee, fabrikë kjo e hapur në gushtin e vitit 2022. Kompania në fjalë gjithashtu ka fabrikë edhe në Brisbane të Australisë, ku edhe planifikon që t’i prodhojë karikuesit e porositur nga BP Pulse për atë rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version