Analisti Vlladimir Bozhinovski mendons se zgjidhja më e mençur do të ishte organizimi i zgjedhjeve të reja. Sipas tij, në këtë mënyrë nuk do të harxhoheshin mjete shtesë nga buxheti i shtetit dhe zgjedhjet parlamentare do të organizoheshin së bashku me ato lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se ajo është zgjidhja e vetme e cila do të kontribuonte për uljen e tensioneve, ndërsa pas zgjedhjeve qeveria e re do të angazhohej për zgjidhjen e çështjeve aktuale politike, siç është përmbushja e asaj që është nënshkruar gjatë dy viteve të kaluara”, deklaroi Bozhinovski.
Ai gjithashtu tha se nëse organizohen zgjedhjet e reja në Maqedoni, është e pamundur që të përsëritet i njëjti rezultat./Telegrafi/