Site icon Telegrafi

Bozhinovski, Prokuroria Speciale Publike kërkon lëndën e tij

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar kërkesë deri te Porkuroria Themelore Publike (PTHP) për marrjen nën kompetencë të saj të lëndës kundër gazetarit dhe pronarit të portalit ”Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lënda ndaj Bozhinovskit është pjesë e rastit ”Spiuni”. Që nga viti 2013, Bozhinovski është një nga të dyshuarit e këtij rasti. Në prill të këtij viti, ai u ekstradua nga Serbia, pasi që u arrestua me urdhërarresti ndërkombëtar të Maqedonisë.

Ai akuzohet për bashkim kriminal, spiunazhë dhe nënçmim. Për momentin, Bozhinovski është në paraburgim./Telegrafi/

Exit mobile version