Site icon Telegrafi

Bozhinovski: Partitë politike nuk guxojnë t’i kidnapojnë protestat qytetare

‘Te ne problemi me protestat është madje edhe nëse fillojnë si një revoltë qytetare, shumë shpejt ‘kidnapohen’ nga ndonjë parti politike’, deklaroi Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për politikë hulumtuese-Shkup në tv Nova.

Bozhinovski tha se në protesta të tilla të politizuara, kërkesat kryesore të demonstruesve origjinalë mbesin të margjinalizuara në kërkesat e opsionit politik të cilat e ndëmarrin përsipër protestën.

‘Shumë rrallë, gati asnjëherë nuk mund të nxjerr ndonjë shembull ku në Maqedoni kemi protesta qytetare dhe që ngelin deri në fund të tilla. Edhe protesta legjitime e studentëve totalisht u politizua dhe u ndërmorr nga një opsion politik dhe e pamë pastaj se e gjithë ajo u shemb’, tha Bozhinovski. /Telegrafi/

Exit mobile version