Në seancën e sotme gjyqësore për gazetarin Zoran Bozhinovski, pala e akuzës bëri të ditur se Bozhinovski, qëllimisht ka marrë urdhëra nga mediumi i tij, që të reketojë dy afaristë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, Bozhinovski ka deklaruar se nuk pranon ndonjë akuzë nga ky gjyq. Ai është i akuzuar për bashkëpunim armiqsor, spiunazhë dhe nënçmim në lëndën ”Spiuni”.
Procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë më 10 nëntor, në ora 10 e 30. Deri atëherë, Bozhinovski mbetet në paraburgim./Telegrafi/