Site icon Telegrafi

Bozhinovski: Nuk duhet të ndryshohet modeli zgjedhor tre muaj para zgjedhjeve

Nuk është e nevojshme ndryshimi i modelit të zgjedhjeve 3 muaj para zgjedhjeve. Kemi një model që tashmë punon me 6 njësi elektorale. Problemi lind në çdo ndryshim deri sa të mësohemi me të. Le të kemi një debat, por për zgjedhjet e ardhshme, thotë analisti politik Vladimir Bozhinovski.

“Problemi është se përpjekja për të ndryshuar modelin zgjedhor do të dëmtojë legjitimitetin e procesit zgjedhor. Kjo është arsyeja pse në disa vende ekziston një zgjidhje ligjore ku modeli zgjedhor nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve”, thotë Bozhinovski.

Lexo po ashtu Arsovski: Një njësi zgjedhore është ideale për Maqedoninë

Ai mendon se është në rregull të diskutojmë për një njësi zgjedhore por me një prag elektoral dhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version