Gjykata penale e Shkupit sot ka sjell vendim për lirim të gazetarit Zoran Bozhinovski i cili ishte arrestuar si i dyshuar për rastin spiun dhe për shoqërim kriminal.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e ka komentuar lirimin e Bozhinovskit si dalje nga lista e turpit.
”Maqedonia doli nga lista e turpit ku ka gazetarë të burgosur” e komentojnë nga ShGM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim sipas SHGM-së ndihmon që vendi të largohet nga shoqërimi me shtete me diktaturë dhe kundër fjalës së lirë. /Telegrafi/