Telegrafi

Bozhinovski: Deri më sot nuk jam përpjekur që të ikë

Pas Nikolla Gruevskit në seancën gjyqësore të Apelit, është paraqitur edhe ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski, gjithashtu i dyshuar në lëndën ‘Titanik’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bozhinovski para gjykatësve ka deklaruar se deri më sot nuk është përpjekur që të ikë.

‘Sot, nuk kryej detyrë publike dhe nuk kam qëllim në të ardhmen të kryejë diçka në këtë drejtim’, tha Bozhinovski.

Prokuroria kërkon që në vend të pasaportës, t’i caktohet paraburgim.

Mbrojta, është ankuar se nuk ka dëshmi se ai ka ndikuar te dëshmitarët. /Telegrafi/