Site icon Telegrafi

Bozhinovska: Nuk e pranoj ftesën e Bujar Osmanit për arsye shëndetësore

Ish-funksionarja e OBRM-PDUKM-së dhe ish-drejtorja e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Valentina Bozhinovska në deklaratë për “A1on”, thotë se momentalisht nuk do të mund të angazhohet në Këshillin strategjik të ministrit Bujar Osmani, por shpreson për bashkëpunim në të ardhmen.

“I nderuar ministër, Ju falënderoj për ftesën dhe për idenë tuaj, e cila është briliante dhe shfrytëzoj rastin ta përshëndes, por për shkak të aktiviteteve të mia të kufizuara për arsye shëndetësore, nuk mund të kontribuoj për momentin, por shpresoj për bashkëpunim të ardhshëm për arsye se jam e bindur se të gjithë bashkërisht duhet që t’i shtrijmë duart për projektin për shtet evropian”, tha Bozhinovska.

Ajo thotë se ftesën e ka marrë nga ministri për të qenë në Këshillin strategjik të MPJ-së e cila duhet të përpunojë dokument strategjik 10 vjeçar për politikën e jashtme të shtetit.

Lexo po ashtu Bozhinovska e cila bënte thirrje për “Natë të thikave”, sot u emërua eksperte për politikë të jashtme në MPJ

Ndryshe, për Bozhinovskën kishte reagime të shumta për emërimin e saj duke pasur parasysh se ka qenë mbështetëse e Gruevskit, ka bërë thirrje për “Natë të thikave” dhe ka kundërshtuar “Platformën e Tiranës”./Telegrafi/

Exit mobile version