Site icon Telegrafi

Bozhinovska: Gazifikimi i plotë i shtetit, është shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik

Tranzicioni energjetik është prioritet për Qeverinë, ndërsa gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik, porositi ministrja për Energjetikë, Xehetari dhe Lëndë të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në fjalimin ngjarjen për prezantimin e rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit në kuadër të projektit “Përballje me ndotjen e ajrit”, të cilën e zbaton UNDP në partneritetit me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Ajo tha se ngjarja, paraqet hap të rëndësishëm drejt orvatjeve të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit në vend.

“Dekarbonizimi dhe diversifikimi i burimeve të rinovueshme janë synimet kryesore në procesin e tranzicionit të gjelbër. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetet për energji të rinovueshme, përmes investimeve në termocentrale fotovoltaike dhe parqe me erë. Gjithashtu, Ministria është duke zhvilluar politika për shfrytëzimin e burimeve të tjera të energjisë, siç janë biomasa, biogazi dhe energjia gjeotermale, me qëllim të shfrytëzimit të plotë të potencialit energjetik të vendit tonë”, tha Bozhinovska.

Ajo theksoi se gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik.

“Gazifikimi do të mundësojë përfitime të dukshme për komunat në lidhje me uljen e ndotjes së ajrit dhe do të mundësojë ndërtim të elektranave kogjenerative, të cilat do të jenë burime bartëse të energjisë bazike në dekadat e ardhshme. Përmes interkonektorëve të gazit me Kosovën, Greqinë dhe Serbinë, Maqedonia do ta përforcojë kapacitetin e saj energjetik dhe do ta përforcojë pozicionin e saj në Evropën Juglindore, duke lëvizur drejt pavarësisë së plotë energjetike”, theksoi Bozhinovska.

Exit mobile version