Telegrafi

Boyata luajti me fanellën e Batshuayit ndaj Rusisë, gabimi i tij po bënë xhiron e botës

Mbrojtësi i Belgjikës, Dedryck Boyata veshi gabimisht fanellën e sulmuesit Michy Batshuayi kundër Rusisë.

Qendërmbrojtësi filloi ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, i veshur me fanellën numër 23, e cila mbahet nga sulmuesi i Chelseat, Batshuayi.

Boyata kishte pantallonat e shkurtra me numër të saktë, numrin 4 të shtypur në gjurin e tij të majtë.

Boyata veshi gabimisht fanellën e Batshuayi kundër Rusisë

Por, ai befasoi të gjithë shikuesit kur luante me fanellë të gabuar, me emrin e Batshuayit në shpinë.

Mbrojtësi përfundimisht e ndërroi fanellën në pjesën e dytë, dhe e veshi këtë herë fanellën me numër 4, e cila përputhej me emrin e tij.

Në pjesën e dytë Boyata veshi fanellën e tij me numër 4

Megjithatë, ky gabim i Boyatas bëri që të ‘pushtohen’ rrjetet sociale duke folur rreth gabimit dhe duke pyetur pse ka ndodhur kjo gjë.

Megjithë konfuzionin e fanellave, belgët ishin të pamëshirshëm duke fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Rusia. /Telegrafi/