Telegrafi

Box jep 50GB falas për përdoruesit e Android

Për tu kualifikuar për hapësirë të lirë në memorien e Box, gjithcka që duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin pa pagesë të Box në Android Market.

Me ofertën e re nga Box, përdoruesit e Android do të fitojnë hapësirë të mjaftueshme për t’i ruajtur të gjithë fajllat e tyre të telefonit në një memorie të jashtme.

Më shumë informata mund të gjenden në faqen zyrtare të Box ose në aplikacionin e saj zyrtar në Android. / Telegrafi /