Kryetari i Selaniku Yannis Boutaris dekalaroi se duhet të mendohet për ndryshimin e emrit të aeroportit të Selanikut “Makedonija”
“Nuk po themi se duhet ta ndryshojmë, vetëm pyes publikisht, të mendohemi sepse emri “Makedonija” “e ndanë botën, na ndanë edhe neve” dhe nga kjo të gjithë humbim”, tha Boutaris në deklaratën e dhënë për televizionin grek TV Skaj.
Sipas tij, aeroporti mund ta mbajë emrin e basketbollisti grek Nikos Galis, i cili siç tha, është një personalitet i njohur ndërkombtarisht dhe i vetmi nga Greqia i cili ka hyrë në Shtëpinë amerikane të lavdisë.
Kryetari i Selanikut si një arsye shtesë për emërtimin e aeroportit, e thekson, se kur turistët vijnë në Selanik mendojnë se janë në Shkup.
Boutaris mendon se frika greke nga Maqedonia nuk është reale dhe se problemi i Greqisë nuk është Shkupi, por Ankaraja dhe ndikimi i Turqisë në rajon./Telegrafi/