Boutaris, për televizonin Sky përsëriti se Greqia nuk e ka të drejtën ekskluzive për mandatin e Maqedonisë, pasi që edhe ajo nuk e ka problem që të jetë fqinje e veriut “Maqedonia e re”.
Kryetar i Selanikut, Yiannis Boutaris, i vlerëson deklaratat e kompozitorit të famshëm grek, Mikis Theodorakis, si “ndezëse” duke i krahasuar ata me luftërat dhe paraqitjen e gjeneralit Frangos në Selanik dhe theksoi se edhe pse mintingjet mund të jenë të mëdha dhe mbresëlënëse, ato nuk duhet të pengojnë negociatat.
Boutaris, për televizionin Skaj theksoi nuk e ka problem që emri i shtetit fqinj të jetë “Maqedonia e Re”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Maqedonia e epërme do të thotë se një vend është ndarë në dy, kurse Maqedonia e re nuk paraqet asnjë problem.
Sipas tij, grekët poshtë Olimpit, ose ata nga Kreta, nuk e njohin si problem.
“Ata nuk e dinë se Maqedonia gjeografikisht nuk është vetëm greke, dhe se shumë fshatra përreth Kosturit dhe Lerinit kanë njerëz që flasin dhe vazhdojnë të flasin gjuhën sllavomaqedonase”, tha Boutaris./Telegrafi/