Kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris ka dhënë disa përgjigje për gazetarët në lidhje me atë se çfarë humb Greqia nëse Maqedonia nuk bëhet pjesë e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në vend që t’i lehtësohet pozita Maqedonisë, grekët i thërrasin si ciganë-shkupjanë, duke pyetur nëse kjo është sjellje.
Boutaris ka deklaruar se Greqia humb shumë nëse nuk zgjidhet çështja, dhe se Greqia e humb dinjitetin e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se bisedimet janë çështje e Qeverisë dhe për këto bisedime, qytetarët e as i vetë nuk mund t’i tregojnë Qeverisë se si të bisedojë./Telegrafi/