Site icon Telegrafi

Boutaris: Marrëzitë e politikanëve e nxorën çështjen e emrit nga binarët

Kryetari i Selanikut, Yannis Boutaris, konsideron se marrëzitë e politikanëve janë ”fajtore” që ”çështja e emrit doli nga binarët”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë AIM, në intervistën e tij për agjencinë APE-MPE, ai shprehet se është maqedonas.

”Maqedonas më të madh se unë nuk ekziston për shkak të prejardhjes”, thotë ai. Por, kjo ka të bëjë me ata grekë që veten e përcaktojnë si maqedonas, pra nuk bëhet fjalë për maqedonas të Maqedonisë.

Boutarish shprehet për marrëdhënie të mira me fqinjët, duke bërë të ditur se kishte planifikuar darkë private me Zoran Zaevin dhe e kishte ftuar që ta kalojë natën e Vitit të Ri në Selanik./Telegrafi/

Exit mobile version