Telegrafi

Boutaris: Marrëveshja e Prespës nuk mund që të mos respektohet

Një muaj para se të lë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Selanikut, Yannis Boutaris tha se nuk frikësohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia nuk do të respektojë marrëveshjen e Prespës.

Boutaris në intervistë për radion greke përcjelli përshtypjet nga vizita në Shkup që realizoi fundjavën e kaluar.

“Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare dhe unë nuk frikësohem se ajo nuk do të zbatohet”, tha Boutaris.

Ai tha se vështirësi do të mund të haset vetëm tek simbolet tregtare.

Ai shtoi se Greqia nuk do të bllokojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së./Telegrafi/