Site icon Telegrafi

Boutaris: Gabim ishte ”Republika e Maqedonisë”

Kryetari i Komunës së Selanikiti, Yannis Boutaris ka qartësuar deklaratën e tij gjatë qëndrimit dy ditor në Maqedoni.

Ai u bë temë e mediave në Maqedoni dhe në Greqi pasi në deklaratën e tij pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev vendit tonë i tha ”Republika e Maqedonisë”, gjë që e inatosi popullin grek dhe mediat e vendit të tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tani ka sqaruar këtë duke thënë se ka gabuar dhe për këtë nuk duhet të cënohet patriotizmi i tij.

Lexo po ashtu Për herë të parë, një zyrtar grek e përdor termin Maqedoni (Video)

”Në vend që t’a përdor pjesën e mirënjohur ‘Fqinji jonë’ e kam përdorur gabimisht ‘Republika e Maqedonisë’. Mos ma cënoni për këtë patriotizmin tim se një gjë të tillë nuk e lejoj” tha Boutaris për mediat greke. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Mediat greke: Boutaris vendin fqinj sërish e quajti “Maqedoni”
Exit mobile version