Site icon Telegrafi

Bournemouthi befason Arsenalin, fiton me përmbysje (Video)

during the Premier League match between AFC Bournemouth and Arsenal at Vitality Stadium on January 14, 2018 in Bournemouth, England.

Bournemouthi ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në Ligën Premier.

Topçinjtë qarkulluan topin, ndërsa vendasit kishin rastet.

Danny Welbeck (35′) dhe Shkodran Mustafi ((36′) tentuan të shënojnë gol, por rrjeta e Arsim Begovic mbeti e paprekur.

Shkodran Mustafi në tentim për të shënuar gol (Getty Images)

Në minutën e 40-të rrezikoi Ryan Fraser, por ai nuk arriti ta shndërrojë këtë rast të mirë në gol dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

I pari që shënoi në takim ishte Hector Bellerin (52′), i cili u asistua nga Alex Iwobi.

Jordon Ibe duke festuar golin e epërsisë, që në fund doli të jetë i fitores (Getty Images)

Në katër minuta vendasit përmbysen rezultatin nga 0-1 në 2-1 me anë të Callum Wilson (70′) dhe Jordon Ibe (74′).

Arsenali renditet në vendin e gjashtë pas kësaj humbje me 39 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e 13-të me 24 pikë.

Trajneri Eddie Howe duke e ngushëlluar Jack Wilshere pas humbjes (Getty Images)

Topçinjtë në xhiron e ardhshme do të luajnë ndaj Crystal Palace, kurse Bournemouthi ndaj West Hamit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vdt20dJ7Kqg

https://www.youtube.com/watch?v=sc3YmD39MiI

https://www.youtube.com/watch?v=y-RAeQr3xUY

Exit mobile version