Telegrafi

Bournemouth – Liverpool, formacionet zyrtare

Bournemouthi dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Redsat janë mysafirë të Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit anglez, e cila zhvillohet në Vitality Stadium.

Skuadra e Jurgen Kloppit vjen në këtë takim pas dy barazimeve dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pikërisht në këtë takim.

Në anën tjetër, vendasit këtë sezon janë larg formës së vitit të kaluar dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Trajneri i vendasve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Klopp ka bërë përsëri disa ndryshime.

Bournemouth: Begovic; A.Smith, Francis, Ake, Daniels; Cook, Surman; Ibe, King, Pugh; Defoe.

Liverpool: Mignolet; Gomez, Lovren, Klavan, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Chamberlain; Coutinho, Salah, Firmino.

/Telegrafi/