Chelsea ka marrë një fitore të mundimshme në udhëtim te Bournemouth me rezultat minimal 0-1.
Megjithatë kjo ndeshje do të mbahet gjatë në mendje, për faktin se është thyer një rekord në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte një rrëmujë kaotike, ku lojtarët e të dyja skuadrave u ndëshkuan me kartona të verdhë për thuajse secilin ndërhyrje.
Edhe pse Chelsea riktheu kontrollin në pjesën e dytë, lojtarët ishin ende të nxituar me njëri-tjetrin.
Në fund të ndeshjes u shfaqën 14 kartonë të verdhë në 90 minutat plus kohën shtesë.
Ky është numri më i lartë i kartonëve në një ndeshje në Ligën Premier dhe për këtë gjyqtari Anthony Taylor do të mbetet në histori. /Telegrafi/