Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Bournemouthi 4-0.
Skuadra e Jurgen Klopp pas këtyre tri pikëve e sheh vetën në krye të Ligës Premier.
The Reds kanë luajtur për mrekulli në këtë takim, në veçanti ylli egjiptian, Mohamed Salah që realizoi tre gola.
Egjiptiani është vlerësuar me notë maksimale nga WhoScored (10), pas tre golave të shënuar.
Paraqitje të mirë pati edhe Roberto Firmino si dhe dyshja Fabinho e Matip.
Xherdan Shaqiri që luajti titullar në këtë takim, mori notën 6.5.
Portieri vendas Asmir Begovic u vlerësua më së paku ashtu si edhe mbrojtësi Cook që realizoi autogol. /Telegrafi/